Pesë të arrestuar në pak orë në Tiranë, mes tyre një femër. Ja pse akuzohet ajo

Tirana

Pesë të arrestuar në pak orë në Tiranë, mes tyre një femër. Ja pse akuzohet ajo

Më: 28 maj 2022 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Policia e Tiranës vuri në pranga pesë shtetas orët e fundit në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Mes tyre dhe shtetasja e cila ishte në kërkim, me inicialet Q. H., 26 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. L., 34 vjeç, dhe M. B., 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen e shtetases në kërkim Q. H., 26 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Sh., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat