"Plasën motorat", panik në Astir, banori rrëfen momentet e tmerrit

Tirana

"Plasën motorat", panik në Astir, banori rrëfen momentet e tmerrit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:28
Një nga banorët e pallatit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një pallat është përfshirë nga flakët, duke rezultuar në tetë persona të lënduar.

Mësohet se zjarri ka nisur në garazhin e ndërtesës ku edhe janë djegur katër makina.

Një nga banorët e pallatit ka treguar momentet e tmerrit dhe vështirësitë me të cilat është përballur ndërsa tentoi të dilte jashtë.

“Mbrëmë ra zjarri, isha në gjumë. Dëgjova një zhurmë ndoshta plasën motorrat poshtë. Kur dola tek dera korridori ishte mbushur me tym, drita nuk kishim, me zor ndeza dritën e telefonit. Kur dola poshtë nëpër shkallë pashë që i gjithë pallati kishte zbritur dhe unë e gruaja ishim të fundit. Zbritja nëpër shkallë ishte e rrezikshme sepse të merrej fryma nga tymi. Poshtë qëndruam deri në orën 02:00 se erdhën policia e zjarrfikëset. Tymi ishte shpërndarë edhe në pallatin tjetër, zjarrfikëset vunë shkallët dhe nxorën nga katet e larta familjarët që rrezikoheshin. Zjarrfikësja ka reaguar shpejt”, ka deklaruar banori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat