Sherr në orët e para të mëngjesit në Tiranë, dy të plagosur! Reagon policia

Tirana

Sherr në orët e para të mëngjesit në Tiranë, dy të plagosur! Reagon policia

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Frederik Shiroka”, ku janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat