Edi Rama: Piramida në Tiranë do bëhet qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

Tirana

Edi Rama: Piramida në Tiranë do bëhet qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:18
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar fotografi të Piramidës së Tiranës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky objekt po merr formë hap pas hapi, duke u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan.

“Dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.Ndërtesa e piramidës synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët.

Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat