I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Ja dita kur Tirana zbardhet nga bora

Tirana

I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Ja dita kur Tirana zbardhet nga bora

Më: 31 janar 2023 Në ora: 14:04
Tirana

Diell, por temperatura shumë të ulëta. Ky është moti që po karakterizon vendin tonë këto ditë.

Gjithë kjo javë, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente pasditen e sotme dhe do të  shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

Përjashtim bënë dita e enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.

Ndërsa shume vende në veri, verlilindje e juglindje janë zbardhur  nga bora, pyetja që shumë kanë është: A do të bjerë borë në Tiranë?

Sipas parashikimit të motit, në Tiranë reshje bore pritet të ketë më 7 dhe 8 shkurt, ndoshta intesiteti i reshjeve do të jetë i vogël dhe afatshkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat