Kthyen lokalet në lloto sportive, ‘fundosen’ 5 persona në Tiranë, zbulohet se çfarë u gjet nga policia

Tirana

Kthyen lokalet në lloto sportive, ‘fundosen’ 5 persona në Tiranë, zbulohet se çfarë u gjet nga policia

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një tjetër rast i basteve sportive është goditur në kryeqytet ku janë zbuluar dy ambjente lokale që janë kthyer në baste sportive ilegale.

 Në pranga kanë rënë 5 persona, si dhe janë sekuestruar 5 aparate celularë që i përdornin në aktivitetin e paligjshëm.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 5”.

Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 5”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. S., 61 vjeç, P. M., 51 vjeç, D. Ç., 42 vjeç, E. B., 22 vjeç, dhe P. S., 59 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, në rrugën “Tish Daija” dhe “Skënder Luarasi”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat