“Range Rover” përplasi 17-vjeçaren në Tiranë, arrestohet i riu nga Shijaku

Tirana

“Range Rover” përplasi 17-vjeçaren në Tiranë, arrestohet i riu nga Shijaku

Më: 26 prill 2023 Në ora: 11:31
Policia

Një aksident është regjistruar sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një 17-vjeçare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat