Veliaj në takime me banorët, fushata e PS në njësinë 7 dhe 11 në Tiranë

Tirana

Veliaj në takime me banorët, fushata e PS në njësinë 7 dhe 11 në Tiranë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:16
Tirana

Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj në vijimësi të fushatës u takua me banorët e njësive nr. 7 dhe 11 të kryeqytetit. Veliaj tha se me investimet që kanë realizuar në këto njësi kanë rritur vlerën e pronës për qytetarët si dhe u tha atyre se Tirana me PS nuk lë asnjë njeri në baltë.

“Njësia 11 që konsiderohej bastion i djathtë, sot Lapraka është me PS, Treshi me PS, Kodër Kamza me PS dhe Bregu i Lumit është me forcën me progresiste. Ne nuk jemi nga ata që i varin shpresat te xhaketat por te puna. Prandaj rehabilituam Bregun e Lumit, ndërtuam kopshte, te njësia 11 kemi vetëm në një rrugë 5 shkolla të reja, sepse vetëm puna na çon përpara”, tha Veliaj.

Kandidati socialist kërkoi votën e qytetarëve që të vijojnë me investimet e planifikuara për Tiranën.

“Te njësia 7 po përgatitemi për disa investime të mëdha, kompleksi Dajti do o kthehet komunitetit. Këtë javë do hapim Piramidën e Tiranës, ndërtesa më e bukur e qytetit në dispozicion të të rinjve të mësojnë kodim teknologji. Jam krenar çfarë kemi bërë në njësinë 7 dhe 11. Do vazhdojmë me zgjerimin e Lanës, do marrin po të njëjtat m2 po aty ku janë”, shtoi ai.

Veliaj u ndal edhe te kundërshtarët e tij politik ku bëri diferencën mes tyre dhe PS.

“Isha ne gjykatë, çova Saliun në gjykatë, ka kaq kohë kërkon debat, i lash datën në gjykatë ai thotë se është burrë do të ballafaqohet, po unë e prita dhe ai nuk erdhi. Është frikacak një njeri që vret njerëz pas perdes, një njeri që hodhi në erë Gërdecin bashkë me çunin e vet është një frikacak, ai ka familjen që i ka shkaktuar më shumë drama këtij vendi. Këta e kanë pasur në dorë Tiranën dhe e kane çuar keq e më keq, ndërsa PS me Edi Ramën e kanë çuar përpara. Kjo është diferenca”.

Vetëm pak dite larg zgjedhjeve, thirrja e fundit e Erion Veliajt u drejtohet për të mbështetur PS.

“ Sot nuk na duhet një votë vetëm për Lalin por na duhet një votë edhe për PS. Na duhet vota për këshillin bashkiak për PS”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat