Këshilli Bashkiak/ Numërohen 100 qendrat e para të votimit në Tiranë, ja rezultatet

Tirana

Këshilli Bashkiak/ Numërohen 100 qendrat e para të votimit në Tiranë, ja rezultatet

Më: 16 maj 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Janë numëruar 100 qendrat e para të votimit për Këshill Bashkiak në Tiranë, nga 941 që janë në total.

Partia Socialiste edhe këtu dominon bindshëm duke marrë 14120 vota, që përkthehen në 33 mandate.

Pas PS, vjen koalicioni “Bashkë Fitojmë” që ka marrë 7398 vota, që përkthehen në 17 mandate.

Katër mandate ka deri më tani Partia Demokratike, tre Partia Socialdemokrate dhe nga një mandat, L.ZH.K dhe PDIU. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat