Si po shkon procesi i numërimit i kutive të fundit në Tiranë? Flet administratori i KZAZ nr.39

Tirana

Si po shkon procesi i numërimit i kutive të fundit në Tiranë? Flet administratori i KZAZ nr.39

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:58
Administratori KZAZ numër 39

Administratori KZAZ numër 39, në njësinë administrative nr.9 tha se nga numërimi i votave që kanë bërë deri më tani, kryeson Erion Veliaj me numrin më të lartë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se po numërojnë kutitë për këshillat bashkiakë, të cilat priten të përfundojnë gjatë pasdites.

Më tej si nënvizoi se deri më tani në këtë KZAZ nuk ka pasur probleme.

“Procesi ka përfunduar që parmbrëmë. Procesi ka filluar normalisht. Kemi numëruar 48 kuti nga Këshilli Bashkiak, kemi dhe 24 kuti. Për kryetar Bashkie deri më tani kryeson Veliaj. Në këtë KZAZ ka marrë gati 11 mijë vota. Mendojmë se numërimi për këshillat bashkiak do të përfundojnë në orët e pasdites”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat