Fitoi me një rezultat të thellë një tjetër mandat, Erion Veliaj: Tirana na dha mesazhin që duhet të punojmë më fortë

Tirana

Fitoi me një rezultat të thellë një tjetër mandat, Erion Veliaj: Tirana na dha mesazhin që duhet të punojmë më fortë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:50
Kreybashkiaku i Tarnës, Erion Veliaj

Kreybashkiaku i Tarnës, Erion Veliaj në një lidhje live nëpërmjet Skype-t në rubrikën “Opinion” foli për rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Veliaj tha se qytetarët e Tiranë dhanë mesazhin që duhet bërë më shumë punë dhe se rezultati ishte mbresëlënës

“Një shumicë vendimtare i përgjigjet thirrjes së qytetit për vendimmarrje tregon faktin që një shumicë e heshtur që ditën që kërkohet të japë një verdikt, nuk ngurron ta japë.

Rezultati është mbresëlënës. Tirana na dha disa mesazhe. Tirana na dhe një matje të pulsit që na duhet të vijojmë të punojmë”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat