Grabiti paratë nën kërcënimin e thikës në Tiranë, dëshmia e autorit: Kam babanë në gjendje të rëndë, më duheshin për kurimin e tij

Tirana

Grabiti paratë nën kërcënimin e thikës në Tiranë, dëshmia e autorit: Kam babanë në gjendje të rëndë, më duheshin për kurimin e tij

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:53
Parate

Grabiti paratë e postës privatë nën kërcënimin  e thikës. Autori Ordis Molla ka deklaruar para togave të zeza se paratë i vodhi për shkak se i duheshin për kurimin  e babait pasi e kishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Kam babanë në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”. Ky është deklarimi i Ordis Mollës përpara togave të zeza të Tiranës, të cilat vendosën ta lënë në burg 27 vjeçarin.

Ai u vendos në pranga disa orë pas ngjarjes së të mërkurës në mbrëmje, ku përmes kërcënimit me thikë ndaj punonjësit, mori një shumë parash në filialen e një poste private në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla, pasi mori një shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet. Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat