Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, vdes punëtori i ndërtimit

Tirana

Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, vdes punëtori i ndërtimit

Më: 21 maj 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një aksident fatal është regjistruar sot në një pallat në ndërtim në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një punëtor ndërtimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër.

Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi me inicialet A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat