Vetëvritet me armë zjarri 40 vjeçari në Tiranë

Tirana

Vetëvritet me armë zjarri 40 vjeçari në Tiranë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Mësohet se një 40 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

“Më datë 25.05.2023, rreth orës 06:15, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij, shtetasi A. Gj., 40 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat