Veliaj, në rikonstruksionin e kopshtit 26: Kushte të reja për të vegjlit

Tirana

Veliaj, në rikonstruksionin e kopshtit 26: Kushte të reja për të vegjlit

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 12:39
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit numër 26 në Rrugën e Kavajës, para nisjes së sezonit të ri arsimor.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj tha se, ashtu siç është premtuar më herët, rikonstruksioni i kopshteve do të përfundojë brenda verës dhe mandej vitin tjetër do të nisë puna për ndërtimin e shkollave, çka do të sjellë reduktimin e mësimit me dy turne.

Pasi inspektoi punimet e përfunduara në kopësht, Veliaj u shpreh i kënaqur me punën e bërë, për të garantuar kushte më të mira për fëmijët e qytetit.

“Tani që rikonstruksioni i kopshtit mbaroi, duket se ç’punë e paqme është bërë këtu. Ky është kopshti i dhjetë nga 23 kopshtet e Tiranës që jemi duke i rikonstruktuar. Ashtu siç e ka emrin, “Diell”, shpresoj se do të shkëlqejë një ditë e mirë, një ditë e re për të gjithë fëmijët”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se bashkia do të punojë gjithë verën që edhe kopshtet e mbetura të jenë gati në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat