Firma private dëmton kabllon, lë pa energji disa pallate në Tiranë

Tirana

Firma private dëmton kabllon, lë pa energji disa pallate në Tiranë

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 11:24
Foto nga vendi ngjarjes

Ka mbetur pa energji elektrike mëngjesin e sotëm zona që nga Lapraka dhe deri në hyrje të Rrugës së Durrësit. Mësohet se shkak është bërë dëmtimi i kabllos nga një firmë, e cila po punon për kanalizimin e një blloku pallatesh.

Lidhur me kë0074ë incident, menjëherë ka reaguar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili njofton se po punohet për eliminimin e defektit të shkaktuar.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se një firmë private e nënkontraktuar nga bashkia për sistemimin dhe kanalizimin e bllokut të pallateve në Laprakë ka dëmtuar kabllon 20 KV të fiderit A7 n/stacioni Rajonal që furnizon me energji gjithë zonën e Laprakës.

Aktualisht janë pa energji zona e Laprakës, që përfshin pallatet pranë spitalit Ushtarak deri në hyrje të rrugës së Durrësit.

Grupet e punës së avarisë janë në terren dhe po punojnë për gjetjen e më pas eliminimin e defektit të shkaktuar”, thuhet në njoftimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sakaq, OSHEE njofton se do të marrë të gjitha masat duke kallëzuar penalisht subjektin përgjegjës për dëmin e shkaktuar kompanisë dhe abonentëve të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat