Debate në Këshillin Bashkiak, mbledhje maratonë për planin urbanistik

Tirana

Debate në Këshillin Bashkiak, mbledhje maratonë për planin urbanistik

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 15:45
Këshilli Bashkiak i Tiranës

Ashtu siç pritej mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me debate për planin urbanistik. Ende pa u miratuar rendi i ditës, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi një mbledhje të hapur me pyetje nga ekspertët për planin urbanistik.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mirëpritur propozimin dhe e ka konsideruar mbledhje maratonë, e cila nuk ka kufizim kohor.

Edhe për këshilltarët e djathtë, ky nuk ishte një propozim i mirëpritur. Për pasojë ata votuan kundër rendit të ditës.

13 pikat e zhvillimit të planit kanë ngjallur debate dhe akuza në mbledhje.
Një ditë më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike bashkuan votat për të rrezuar buxhetin e Bashkisë së Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat