Festa e Tiranës, bashkia organizon koncertin për ndërrimin e viteve

Tirana

Festa e Tiranës, bashkia organizon koncertin për ndërrimin e viteve

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 21:55
Bashkia e Tiranës

Festa e nderimit te vitit ne kryeqytet do te mund te festohet edhe jashtë me disa aktivitete qe do organizohen nga bashkia e Tiranës.

“Në datën 31 dhjetor ne kemi një koncert shumë të madh me këngëtarë të njohur dhe artistë, nga diaspora dhe Kosova. Gjithashtu ka edhe shumë aktivitete të tjera dhe e gjitha kjo kulmon me shumë fishekzjarre”, tregon Julind Dhame, drejtoreshë e promovimit të qytetit, bashkia Tiranë.

Për të dytin vit radhazi, Bashkia e Tiranës do të sjellë një risi jo vetëm për kryeqytetin, por edhe qytete të tjera.

“’Countdown’-i do të jetë hera e dytë që do të bëhet në Shqipëri, pasi e bëmë edhe vjet. Ne e kemi pritur me të gjithë qytetarët dhe e kemi pritur edhe këtë vit”, thotë Dhame.

Koncerti festiv i ndërrimit të viteve do të nisë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 23:00 të së shtunës dhe do të vijojë në orët e para të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat