Përfundon ndërtimi i urës në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë

Tirana

Përfundon ndërtimi i urës në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 15:40
Ura në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë

Ka përfunduar ndërtimi i urës që lidh 2 bulevarde në kryeqytet, Bajram Curri dhe Gjergj Fishta. Investimi i bashkisë së Tiranës, do të çlirojë trafikun në këtë zonë, si dhe u shërbën banorëve për të kaluar. Kryebashkiaku Veliaj tha se me buxhetin e ri, Tirana do të ketë më shumë investime që kanë munguar ndër vite.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e urës së re në rrugën “Irfan Tomini”, që lidh Bulevardin “Barjam Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta”. Kryetari i bashkisë së Tiranës apeloi qytetarët që të kujdesen për investimet, pasi u shërbejnë drejtpërdrejt atyre.

Veliaj: Siç e dini ky ka qenë një projekt pezull prej 5 vitesh, ashtu si rruga e “Kosovarëve” e shumë projekte të tjera të Njësisë 5. Pothuajse në çdo këmbë të urës kishte dalë një pronar që i ishte kthyer prona gjatë 8 viteve të ‘qoftë largut’ dhe na duhej të zgjidhnim disa nga këto çudirat shqiptare.

Veliaj komentoi planin urbanistik dhe buxhetin 2017, të miratuar në Këshillin Bashkiak. Kryebashkiaku tha se bashkia ka synim të rekuperojë investimet e munguara.

Veliaj: Më vjen mirë që e hapim këtë urë, jo vetëm një ditë para vitit të ri, por e hapim gjithashtu një ditë pasi kemi votuar Planin e Përgjithshëm Vendor i cili parashikon më shumë investime të tilla. Sigurisht që investimet marrin kohë, nuk ndërtohet Tirana për një ditë, megjithatë është e rëndësishme që ne të mbajmë këtë ritëm.

Pas rikonstruksionit, ura ka një gjerësi totale prej 20 m, me pjesë kaluese, trafikndarëse në mes, dhe me trotuare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat