Prestigjozja franceze: Tirana, ndër 10 qytetet që duhet vizituar! Ja çfarë thotë Rama

Tirana

Prestigjozja franceze: Tirana, ndër 10 qytetet që duhet vizituar! Ja çfarë thotë Rama

Më: 7 janar 2017 Në ora: 16:10
Pamje nga Tirana

jë tjetër media prestigjoze fton të gjithë turistët që të vizitojnë të paktën 1 herë të vetme gjatë këtij viti Tiranën, si një nga destinacionet turistike që nuk duhet humbur.

Është gazeta e përjavshme franceze “Telerama” e cila e vendos kryeqytetin e Shqipërisë si një ndër 10 qytetet që duhet vizituar këtë vit.

Sipas artikullit, i cili e rendit Tiranën krahas qyteteve më me vlerë dhe më të bukura të botës, kryeqyteti shqiptar ka të gjitha për tu vizituar: bregdetin fare pranë, relievin malor dhe gjallërinë që të ofron.

“Në vitin 2017, të huajt duhet ta shikojnë nga afër! Pas viteve të gjata nën mbylljen e regjimit komunist, Shqipëria mund të jetë destinacioni që nuk duhet humbur sot. Pikat e forta të saj: a) bregdeti Adriatik, një ëndërr që vazhdon deri në Mal të Zi, një zonë e thellë malore për ecje dhe kryeqytetin, Tiranën, të gjallë ku shihen ende të gjalla gjurmët osmane, dhe ndërtesat e  modës italiane. Për tu zbuluar!” shkruan “Telerama”.

Image

 

Në fakt ky artikull është shpërndarë edhe nga Kryeministri Edi Rama që nuk ka ngurruar që edhe të ironizojë kritikët se “si ka mundësi që Tirana e betonizimit është një nga destinacionet që sygjerohet nga mediat prestigjoze”.

“Çudi e madhe!

Si ka mundesi qe edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnje lidhje me mua perveç ngjashmerise me mbiemrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat