Borë e ngrica në Tiranë, ja aksidentet që ndodhën gjatë natës

Tirana

Borë e ngrica në Tiranë, ja aksidentet që ndodhën gjatë natës

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:32
Pamje nga njëri ndër aksidentet e mbrëmshme në Tiranë

Reshjet e shumta të borës sa falën kënaqësi, krijuan edhe problematikë në kryeqytet. Disa aksidente u shënuan në mbrëmje në zona të ndryshme, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

bora e dendur solli bllokimin e segmentit të Rinasit dhe trafik të rënduar, ndërsa të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të Tiranës, përfshi edhe autostradën drejt Durrësit kalohen me zinxhirë.

Policia apelon për shmangur lëvizjet, pasi gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit do të ketë ngrica për shkak të uljes së temperaturave. Situate kaotike edhe në aeroportin e Rinasit, për shkak të pezullimit të disa fluturimeve.

10 aksidente ndodhën mbrëmjen e së mërkurës, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar për shkak të situatës së pazakontë të krijuar nga reshjet e deborës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat