Normalizohen rrugët kryesore në kryeqytet

Tirana

Normalizohen rrugët kryesore në kryeqytet

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:58
Ilustrim

Policia e Tiranës vijon punën për rregullimin e qarkullimit të mjeteve në kryeqytet dhe në akset përreth. Burime zyrtare njoftojnë se rrugët kryesore në brendësi të Tiranës janë normalizuar, por ka prezencë lagështie si pasojë e akullit të shkrirë.

Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve dhe kalimtarëve, që të bëjnë kujdes në rrugët në brendësi të lagjeve, pasi ka prezencë të theksuar akulli.

Akset në të cilat lëvizja është e këshillueshme me zinxhirë janë:

Rruga internacionale interurbane Kombinat – Ndroq – Durrës; Rruga internacionale interurbane Qaf Kashar – Rinas; Rruga interurbane Fresk – Trahu i Pakut Kombëtar Dajt dhe në vazhdim; Rrugët Dytësore të autostradës Tiranë – Durrës.

Policia e Tiranës thekson se është në gadishmëri të plotë dhe për çdo emergjencë apo situatë problematike të kontaktoni pa hezituar në numrin e emergjencave 112. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat