Deklarata e PD, reagon Veliaj: Ja bileta ime 'për në Paris'

Tirana

Deklarata e PD, reagon Veliaj: Ja bileta ime 'për në Paris'

Më: 18 janar 2017 Në ora: 14:10
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot me një deklaratë ndaj Partisë Demokratike, e cila akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se ka udhëtuar me një avopn të kushtueshëm çarter drejt Parisit dhe për më tepër, ka mashtruar qytetarët duke lënë pas videokastea gati për televizionet sikur është duke punuar në Tiranë. 

Bashkia i kundërshtuar akuzat, që i konsideroi shpifje të PD-së për këtë gjoja udhëtim drejt Parisit duke zbuluar gjithashtu edhe shkakun pse u bë: një nga deputetët e njohur të PS-së, Bashkim Fino, është sëmurë dhe po kurohet në Iiali.

"Kjo është një sajesë e ulët që vetëm zyra e SHQUP-it mund ta fabrikojë, - thotë bashkia në njoftimin e saj - dhe sigurisht, si çdo gënjeshtër tjetër e tyre hidhet poshtë lehtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pasi ka inspektuar dje rreth orës 10.00 të paradites punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Kopshtit 17, ka udhëtuar për në Itali me një kompani fluturimi “low cost” për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet prej disa ditësh në shtetin fqinj.

Mbrëmjen e djeshme z. Veliaj është kthyer sërish në Tiranë, për të vijuar sot në mëngjes me inspektimin te Parku i Madh i Liqenit, ku edhe deklaroi se i shtohen 25 hektarë hapësirë publike e gjelbërim, si dhe një takim me Ambasadoren e Islandës në Tiranë, Estrid Brekkan. Për ta faktuar këtë po publikojmë edhe biletën e udhëtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe kryetari i Bashkisë vijojnë punën e pandalur për kthimin e Tiranës në drejtimin e duhur."

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat