OSHEE njofton për zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë

Tirana

OSHEE njofton për zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:09
Zona e ‘Don Boskos’ në Tiranë

OSHEE ka njoftuar mëngjesin e sotëm në lidhje me një defekt elektrik që ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në tiranë, ku firma që është duke u marrë me ndërtimet e bulevardit të ri ka dëmtuar një fider elektrik çka ka lënë pa energji banorët e kësaj zone.

"Sot, rreth orës 10.30. fidri A12, ka pësuar avari, duke lënë pa energji elektrike zonën e “Don Boskos” deri në afërsi të rreth-rrotullimit “Zog i zi”.  Ky fider, siç shihet nga fotot, ndodhet pranë kantierit ku po ndërtohet aktualisht bulevardi i ri i Tiranës, dhe punimet e papërgjegjshme të firmës private, kanë provokuar fidrin, i cili sot dha shenjën e avarisë. Brigatat e OSHEE janë duke punuar për një rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike”, njofton OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat