Tiranë, më 1 shkurt nis aplikimi i recetave elektronike

Tirana

Tiranë, më 1 shkurt nis aplikimi i recetave elektronike

Më: 21 janar 2017 Në ora: 17:29
Ilustrim

Duke filluar nga data 1 shkurt, mjekët në Tiranë do nisin të lëshojnë receta elektronike, duke i dhënë fund lëshimit të recetave të shkruara me dorë.

Receta elektronike do të përmbajë diagnozën, përshkrimin e mediakmenteve për çdo pacient dhe do të gjenden online. Tomi Thomo, ekspert në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se receta elektronike mbulohet nga sistemi i referimit dhe do të mund të zbatohet nga farmacitë që kanë kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ajo do të lëshohen jo vetëm barnat me rimbursim të plotë dhe të pjesshëm, por edhe ato pa rimbursim që lëshohen në zbatim të protokolleve mjeksore.

Aplikimi i recetës elektronike rrit monitorimin e mjekimit të përditshëm tek pacientet, ngushton hapësirat për korrupsion dhe zbulon problematikat e shërbimit të mjekut të familjes. Kjo formë pritet të shtrihet në të gjithë vendin brenda këtij vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat