Shitëses ambulante i bie të fikët nga policët

Tirana

Shitëses ambulante i bie të fikët nga policët

Më: 26 janar 2017 Në ora: 15:22
Ilustrim

 

Ngjarja që ndodhi në Laprakë është raportuar nga qytetarët për Nismën Thurje. Video e publikuar në rrjetet sociale tregon shitësen ambulante që është rrezuar në tokë, e rrethuar nga policët e Bashkisë së Tiranës. Qytetarët që kanë filmuar videon kanë shpjeguar atë që ndodhi në një mesazh denoncues.

“Nisma shikoni cfare terrori po i behet njerezve te thjeshte.

Kjo grua po shiste fruta perime ne Laprake. Ka vite aty dhe eshte shume zonje e mire dhe e respektuar. Vijne 5 police bashkiake dhe fillojne t’i bertasin e bejne presion.

Dy prej tyre e kapen ta terhiqnin zvarre dhe asaj i bie te fiket.

U tmerruam te gjithe.

Si mundet policia te trajtoje hallexhinjte si kriminele dhe kriminelet si profesora??? Si mundet policia te sillet keshtu me ata qe kane me shume nevoje???” Shihni videon më poshtë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat