INUV shemb lavazhet pa leje pranë liqenit

Tirana

INUV shemb lavazhet pa leje pranë liqenit

Më: 27 janar 2017 Në ora: 00:37
Lavazhet

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës shembi lavazhet pa leje pranë hyrjes së liqenit artificial në kryeqytet.

Gjatë zbatimit të vendimit pati edhe disa momente tensioni, por në ndihmë të INUV-it ishin dhe forcat e Policisë së Shtetit.

Pronarët e aktiviteteve kundërshtuan për disa orë prishjen e objekteve dhe pas përplasjes fizike me inspektorët u shoqëruan në komisariat.

Pas këtij momenti, mjetet e inspektoriatit vijuan punën për prishjen e lavazheve, që ushtronin aktivitetin ngjitur me digën e liqenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat