Greva e punonjësve të Alitalia, anulohen fluturimet Romë-Rinas

Tirana

Greva e punonjësve të Alitalia, anulohen fluturimet Romë-Rinas

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 23:16
Aeroporti i Rinasit

Greva e punonjësve të kompanisë ajrore Alitalia ka sjellë anulimin e fluturimeve nga Roma në drejtim të Tiranës.

Praktikisht janë anuluar tre fluturimet e orës 17:15, 18:05 dhe 23:20 nga Aeroporti i Fiumiccinos në drejtim të Rinasit.

Kompania ajrore Alitalia ka anuluar gjatë ditës së enjte rreth 60% të fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare, pas shpalljes së grevës nga personeli i saj.

Pilotët e punonjësit e Alitalia protestojnë kundër situatës ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht kjo shoqëri e cila ka mbyllur vitin 2016 me një defiçit prej 600 milionë euro, si dhe parashikon për vitin 2017 një reduktim prej 160 milionë euro të shpenzimeve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat