“Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës”, protesta te ambasada maqedonase

Tirana

“Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës”, protesta te ambasada maqedonase

Më: 3 mars 2017 Në ora: 14:35
Protesta para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë

Një grup të rinjsh anëtarë të “Klubi i Patriotëve të Rinj të PDIU-së” po zhvillojnë një protestë para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë.

Protesta e të rinjve të PDIU-së zhvillohet në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni. Presidenti maqedonas Ivanov nuk pranoi të mandatonte liderin e LSDM-së, Zoran Zaev të formonte qeverinë për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare në Maqedoni. Në pankarta shkruhet edhe : “Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat