Pëson defekt aeroplani, 130 pasagjerë bllokohen në Rinas

Tirana

Pëson defekt aeroplani, 130 pasagjerë bllokohen në Rinas

Më: 3 mars 2017 Në ora: 16:43
Aeroporti i Rinasit

Të paktën 130 pasagjerë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Rinasit, kjo si pasojë e një defekti të aeroplanit, që duhej të ishte nisur drejt Milanos.

Mësohet se defekti që ka përfshirë aeroplanin “Blue Panorama”, ka bërë që prej orësh pasagjerët të mbeten të bllokuar në aeroportin e Rinasit. 

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se informacioni për defektin e aeroplanit është dhënë pak pasi pasagjerët hipën në bord. 

Deri më tani nuk dihet zyrtarisht se për çfarë defekti bëhet fjalë dhe nëse fluturimi do të mund të kryhet brenda ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat