Tirana ndryshon "faqe"/ Si do duket kryeqyteti Ditën e Verës

Tirana

Tirana ndryshon "faqe"/ Si do duket kryeqyteti Ditën e Verës

Më: 11 mars 2017 Në ora: 17:16
Ilustrim

E kthyer tashmë në një traditë, festimet e ditës e Verës në Tiranë i përshtaten të gjitha grupmoshave.

Kryeqyteti ka ndërruar dekor, por mbetet sërish lulet dhe gjelbërimi simbolika e stinës së pranverës.

Kalendari i aktiviteteve të bashkisë së Tiranës nis me përpurimin e pazarit të ri, një ndër projektet më të rëndësishme të kryqytetit që sjell transforimin e zonës.

Më pas vijojnë aktivitetet si këndi i fëmijëve piktorë, ansambli i Operas dhe Baletit të cilat do të zhvillohen po në këtë hapësirë.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit gjithashtu do të jetë pjesë e aktiviteteve artistike, muzikore dhe sportive ku përgjatë gjithë gjatësisë së tij do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.

Në rrugën “Murat Topani” do të ketë në orën 11 një panari dedikuar policisë, po ashtu një tjetër hapësirë do të jenë punimet e shkollave profesionale.

Në sheshin “Nënë Tereza” në orën 11.00 do të mbahet panairi i biznesit, në zona e ish bllokut do të ketë aktivitete muzikore kryesisht për të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat