Tiranë/ Arrestohen “të tmerrshmit" e Unazës së Re që rrihnin dhe vidhnin qytetarët në rrugë

Tirana

Tiranë/ Arrestohen “të tmerrshmit" e Unazës së Re që rrihnin dhe vidhnin qytetarët në rrugë

Më: 3 prill 2017 Në ora: 09:57
ilustrim

Policia e Tiranës ka arritur të “neutralizojë” një bandë hajdutësh të cilësuar nga qytetarët si të “tmerrshmit” e Unazës së Re, të cilët kryenin vjedhje dhe dhunonin qytetarët.

Kështu, në pranga kanë rënë deri tani 4 persona dhe në kërkim është një vajzë, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimi.

Sipas policisë së Tiranës, të arrestuarit kryenin vjedhje me dhunë në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përreth 2 javë të arrestuarit dhunonin fizikisht qytetarët në rrugë dhe më pas u merrnin celularët, portofolin dhe sendet e tjera me vlerë. Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë që përveç “kulturës xhepiste”, mund të themi që fatkeqësisht ky fenomen është një tregues social dhe ekonomik i shoqërisë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat