Rrëfehet Erion Veliaj, flet për herë të parë për ish të dashurën në Kosovë

Tirana

Rrëfehet Erion Veliaj, flet për herë të parë për ish të dashurën në Kosovë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 05:29
Erion Veliaj

Erion Veliaj ka dhënë një intervistë “ndryshe” për emisionin “Me Shukin” në RTV Dukagjini të Kosovës. Gazetari e pyet Veliaj për legalizimin e drogës dhe kryetari i bashkisë thotë se shoqëria dhe vendi nuk është gati për këtë hap.

“A e ke provuar ndonjëherë barin”, e pyet Shuki duke e vënë dukshëm në vështirësi Veliajn.

“Unë e kam provu, s’jam shumë krenar për këtë. Por, kjo është një gjë që e ka bërë çdo adoleshent që është rritur në Tiranë”, thotë Veliaj. Kruan zërin dhe krijohet një farë pauze. Kryebashkiaku vazhdon: “Por besoj që është tjetër gjë, diçka që një adoleshent e provon për kuriozitet dhe është tjetër gjë diçka një qeveri që e promovon aktivisht. Unë mendoj që problemin do ta zgjidhte legalizimi në Itali, se kështu do të binte oferta. Nuk jam për legalizim në Shqipëri, se ne nuk menaxhojmë dot eksesin”.

Veliaj ka treguar per here te pare se ka pasur nje te dashur ne Kosove.

I pyetur nga Shuki (minuta 25.50) ai tha “Kam pasur motit, kur kam jetuar ne Kosove. Ne 1999-2000”.

Veliaj tha se do te donte te merrte edhe nje mandat te dyte si kryebashkiak. “Unë kam edhe dy vjet mandate. Me ligjin e ri kryetari i Bashkisë mund të kandidojë deri në 3 mandate. Nëse populli ma jep pëlqimin, do të vazhdoja me kënaqësi ti shërbeja Tiranës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat