100 mijë euro ‘të zeza’ në Rinas, 4 nën hetim

Tirana

100 mijë euro ‘të zeza’ në Rinas, 4 nën hetim

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 10:58
Rinas

Më shumë se 100.00 mijë euro të padeklaruara në doganën e Rinasit ka çuar nën hetim katër persona gjatë javës së fundit. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, janë proceduar penalisht për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë":

M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 Euro

I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 Euro.

A.H., i cili nuk deklaroi shumën  10.100 dollarë dhe 585 Euro

R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 Euro.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, janë shtuar masat e sigurisë në Rinës në një kohë kur jemi në nisje të sezonit turistik.

Gjithashtu, janë marrë masa edhe për shtim sportelesh e burime njerëzore për të përballuar fluksin veror e turistik, shtojnë të njëjtat burime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat