Veliaj inauguron parkimin nëntokësor të Bulevardit të Ri

Tirana

Veliaj inauguron parkimin nëntokësor të Bulevardit të Ri

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 15:18
Veliaj dhe Rama inauguruan parkimin nëntokësor të Bulevardit të Ri

Dy vjet nga fitorja e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur inaugurimin e parkimit nëntokësor të Bulevardit të Ri si një ndër projektet më strategjike të Bashkisë. Ai tha se me votën dhe mbështetjen e elektoratit, qyteti  pësoi transformim si në qendër ashtu edhe në investimet në zonat e tjera.

Erjon Veliaj: “Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Është dita ekzakte, 2 vite më parë, kur u zgjodha Kryetar Bashkie dhe u bekova nga populli i Tiranës, me ndoshta punën më të bukur që një njeri mund të ketë në jetë, ti shërbejë qytetit të tij. Dhe më vjen mirë që ku investim përkon me këtë ditë të shënuar dhe shumë emocionale për mua.”

Parkimi nëntokësor, Sipas Bashkisë në Kryeqyetetit do të jetë zgjidhje për qëndrimin e automjeteve si dhe do të shmangë parkimet e gabuara në rrugë.

Erjon Veliaj: “Dy vite më parë as nuk e imagjinonim që Tirana do të kishte disa parkingje nëntokësore. Sot hapim të dytin.”

Veliaj tha se është duke punuar edhe për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit të kësaj zone.

Erjon Veliaj: “Por përgatisim të gjitha planet e detajuara vendore për një pjesë të madhe të zhvillimeve që do të ndodhin në këtë zonë, një pjesë rezidenciale por shumica komerciale, të biznesit, ambiente zyrash, banka, hotele.”

Parkimi nëntokësor në Bulevardin e Ri ka 328 vende parkimi. Ai është është koduar me ngjyra për lehtësi orientimi të drejtuesve të automjeteve si dhe ka pikë karikimi për makina elektrike. Parkingu mbikëqyret nga 28 kamera, ndërsa pagesa për një orë qëndrim kushton 100 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat