Qytetarët protestojnë kundër Veliajt: Larg duart nga çmimi i ujit

Tirana

Qytetarët protestojnë kundër Veliajt: Larg duart nga çmimi i ujit

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 21:30
Ilustrim

Grupi “Qytetarët për parkun” kanë reaguar në lidhje me vendimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të rritur çmimin e ujit të pijshëm.

Ata kanë publikuar një fotografi në rrjetin social FB, ku bëjnë thirrje për protestë. Slogani i fotos të protestës është: “Larg duart nga çmimi i ujit”. Protesta për këtë kauzë bëhet ditën e mërkurë duke nisur nga ora 18.00 deri në 20.00 përpara Bashkisë së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat