Rritja e çmimit të ujit, Kryemadhi: Përgëzoj këshilltarët e LSI që ngritën zërin

Tirana

Rritja e çmimit të ujit, Kryemadhi: Përgëzoj këshilltarët e LSI që ngritën zërin

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 22:12
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku përgëzon këshilltarët e LSI për faktin se ngritën zërin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës. Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla. Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve. Ky është dhe do të mbetet qëndrimi ynë”, shkruan Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat