Përmes një deklarate për mediat, këshilltarja e LSI-së, Erjona Xhixho tha se LSI do të bashkojë votat me PS-në në këshill për çmimin e ujit të pijshëm nëse realizohen 3 pika.
“Votën tonë sot në këshillin bashkiak të Tiranës, në bazë të realizimit të këtyre pikave:
Të merren masa për prerjen e lidhjeve të paligjshme që u bëhen disa bizneseve klienteliste
Të përjashtohen nga rritja e çmimit të ujit të pijshëm pensionistët dhe familjet në nevojë.
Të vendosen çmime diferenciale për bizneset, që tarifat të jenë të ndryshime për fabrikat dhe baret.
Sa i përket koncesioneve të shkollave, ne jemi kundër çdo koncesioni. Nëse nuk reflektohen këto vendime, atëherë nuk e japim votën”, tha Xhixho.
Në rast se kushtet e LSI-së nuk plotësohen dhe së bashku me PD-në votohet kundër, atëherë nisma e bashkisë nuk kalon.