Rritja e çmimit të ujit, Veliaj pranon propozimet e LSI

Tirana

Rritja e çmimit të ujit, Veliaj pranon propozimet e LSI

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 20:04
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar ditën e sotme propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet.

“Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë në ditë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj theksoi se Bashkia do t’i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e LSI. Ai tha se furnizimi i Tiranës me ujë 24 orë në ditë është më i rëndësishëm se sa partitë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat