Këshilltari i PD: Ja sa lekë do paguani me rritjen e çmimit të ujit

Tirana

Këshilltari i PD: Ja sa lekë do paguani me rritjen e çmimit të ujit

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 22:11
Ilustrim

Këshilltari i PD në bashkinë e Tiranës ka sjellë në shembull sa duhet të paguajë një qytetari i Tiranës me rritjen e çmimit të ujit. Akil Kraja në studion e “Tonight Ilva Tare” tha se një familje që harxhon 30 m3 ujë nga 28 mijë do të paguajë 36 mijë lekë.

Kraja: Kjo është një faturë e UKT që është marrë nga faqja online e UKT, është një faturë tip. Siç e shikoni këto kanë bërë një shembull për një familje shqiptare. Për  rreth 30 m3 këtu paguhet në muaj 28 mijë lekë. Tani me rritjen e tarifës për metër kub, nga 45 në 65 lekë e njëjta familje do të paguajë nga 28 mijë lekë do të paguajë 36 mijë e 500 lekë. Pra 40% rritja. Pra nga rritje që u votua sot në mënyrë tinzare nga  dy këshilltarë shtojcë, patericë nga 28 mijë lekë shkuam në 36 mijë lekë. Pra 8 mijë lekë rritje për një familje të Tiranës të cilës i janë shtuar, taksa e pastrimit, taksa e përkohshme e arsimit etj. Janë shtuar taksat për biznesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat