Bashkia e Tiranës pastron nga plehrat autostradën Tiranë-Durrës dhe rrugën e Rinasit

Tirana

Bashkia e Tiranës pastron nga plehrat autostradën Tiranë-Durrës dhe rrugën e Rinasit

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 16:51
Bashkia e Tiranës pastron nga plehrat autostradën Tiranë-Durrës

Pavarësisht temperaturave të larta këto ditë gushti, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së  Tiranës kanë nisur një aksion të gjerë në të dy anët e autostradës Tiranë-Durrës si dhe në rrugën e Rinasit për pastrimin nga mbeturinat.

Edhe pse të konsideruara si porta hyrëse për në kryeqytet, qeset plastike, gomat dhe mbetjet inerte ishin pamja e cila i shoqëronte vizitorët si dhe turistët e huaj që përdornin Aeroportin e Rinasit apo Portin e Durrësit.

Qindra punonjës të ndërmarrjeve të pastrimit si dhe mjete pastrimi që në orët e mëngjesit kanë filluar punën përgjatë këtyre dy segmenteve të cilat për shkak të papërgjegjshmërisë së disa  banorëve të zonës apo të udhëtarëve ishin kthyer në një vend grumbullimi për mbetjet duke dëmtuar imazhin e vendit tonë.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe transformimi që ka pësuar në tërësi Tirana ka bërë që vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve që kanë vizituar kryeqytetin të rritet 2.4 herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat