Fatkeqësisht vjedhjet janë shtuar shumë në përditshmërinë e shoqërisë tonë dhe ashtu si në çdo situatë tjetër faji është jetim.
Sigurisht, në mund t’i vëmë gishtin personit fizik që vjedh dhe kjo është më e lehta. Por pse vjedh ai, kush e detyron?
Ky është problemi që duhet parë, sepse janë kushtet socio-ekonomike që të shtyjnë drejt një akti të tillë, i cili gjithsesi mbetet i dënueshëm në këtë shoqëri që vetëm moral di të bëjë.
Një qytetar ka shkruar për JOQ:
Përshëndetje JOQ! Në biznesin tim u futën dy djem të rinj dhe njëri prej tyre më vodhi një boks me bluetooth, boks celulari.Vetëm për t’i demaskuar se kushedi sa kanë bërë dhe do bëjnë më mbas me shpresën se po tregon ndonjë komentues emrin e personave se te dy janë bashkë pavarësisht se hyn veç e veç, në momentin që personi me kapuç niset merr sinjal me dorën e djathtë nga personi tjetër që ta vjedhë dhe ai me kapuç largohet. I njeh kush?!”