Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 34 vjeçari

Tirana

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 34 vjeçari

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 08:22
Aksident i rëndë në Tiranë

Me datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në "Vaqarr", ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në "Vaqarr" shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një  motorçikletë  me drejtues O.M., 34 vjeç.

Për pasojë drejtuesi i motorçikletës shtetasi O.M,  gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat