Artur Karma ra në prangat e policisë i akuzuar për shumë vjedhje të ndodhura në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.2 kanë arrestuar shtetasin:
• Artur Karma, 41 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas më datë 09.12.2017, dyshohet se ka vjedhur disa goma të llojeve të ndyshme në një gomisteri në bulevardin "Bajram Curri", të shtetasit G.R., 29 vjeç.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :
Më datë 23.08.2017, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin dhe navigatorin e mjetit tip “Golf” të shtetases A.B., 27 vjeçe.
Më datë 14.10.2017, dyshohet se ka vjedhur gomat e mjetit “Chevrolet” të shtetasit A.B., 31 vjeç.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet i'u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.