Një pjesë e Tiranës pa drita, OSHEE fajëson firmat private

Tirana

Një pjesë e Tiranës pa drita, OSHEE fajëson firmat private

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Në dy ditë tre kompani private kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike duke sjellë ndërprerje të energjisë për disa zona.

OSHEE bën me dije se rasti i fundit është dëmtimi nga një subjekt privat i linjës 20kV, duke sjellë shkëputjen e energjisë për zonën e Yzberishtit, pranë pallateve “Çabej”.

Brigada e OSHEE është në terren, duke punuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjise elektrike. OSHEE përsërit apelin ndaj subjekteve private që të bëjnë kujdes kur kryejnë punimet dhe të kërkojnë asistencë teknike për të shmangur dëmtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat