OSHEE Tiranë, 18 abonentë për ndjekje penale

Tirana

OSHEE Tiranë, 18 abonentë për ndjekje penale

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:12
Tiranë

OSHEE në Tiranë ka dërguar për ndjekje penale 18 abonentë, gjatë 1722 kontrolleve të përbashkëta me policinë e shtetit.

Nga këto kontrolle, 300 verifikime janë kryer në biznese Nga akt-konstatimet, në prani të policisë gjyqësore, 18 abonentë, ku gjysma ishin biznese, rezultuan se kishin shkelur ligjin, duke vjedhur energji elektrike përmes lidhjeve të dyta, jashtë sistemit matës dhe rilidhjeve pas ndërprerjes si debitorë.

“Kontrollet do të vijojnë, gjat? gjithë 24 orëve, madje duke shtuar verifikimet, sidomos mbrëmjeve, ndaj askush të mos mendojë për tolerim, por të zgjedhë rrugën e drejtë dhe ligjore të pagesës së konsumit të energjisë, dhe të konsultohen me zyrat e Kujdesit ndaj Klientit për detyrimet dhe skemat lehtësuese”, tha Klevis Jahaj, drejtor i drejtorisë Rajonale Tiranë të OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat