Identifikohet autori i plagosjes në Tiranë

Tirana

Identifikohet autori i plagosjes në Tiranë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 15:08
Ilustrim

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur sot pranë Institutit, në periferi të Tiranës.

Policia është njoftuar për ngjarjen, përmes një telefonate në sallën operative rreth orës 14.20, se në rrugën e Shkodrës kishte të shtëna me armë zjarri.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se “Nish Tulla nr.3" dhe urës së Institutit, është plagosur më armë zjarri Korab Peposhi, rreth 40 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat