Policia Rrugore bën kërdinë në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur në 48 orët e fundit… - Bota Sot
Policia Rrugore bën kërdinë në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur në 48 orët e fundit…

Tirana

E diel, 21 tetor 2018

Policia Rrugore bën kërdinë në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur në 48 orët e fundit…

Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:11

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë kontrolle me Drager e Radar me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrollet kanë përfshirë jo vetëm rrugët nacionale, por edhe ato brenda qytetit, të cilat konsiderohen me risk të lartë për aksidente.

Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka pezulluar 92 Leje Drejtimi, si dhe ka arrestuar 8 drejtues mjetesh.

Kontrolle me Radar pothuaj gjatë gjithë orëve të natës nga e premtja deri të dielën për parandalimin e shpejtësisë sidomos në qendra të banuara por dhe në autostradë.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar:

56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shpejtësia në autostradë vijonte nga 130 km/orë deri në 195 km/orë.

Në qendrat e banuara shpejtësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar, nga 81 km/orë deri në 109 km/orë.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :

7 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur.

Masa e alkoolit varionte nga 0.56 mg/l deri në 2.41 mg/l.

Kjo sasi e madhe alkooli deri ne 2.41 përbën një rrezik shumë të madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të rrugës.

Si dhe është arrestuar një drejtues mjeti që drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 26 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Masë alkooli e konsumuar varionte nga 0.29 mg/l deri në 0.47 mg/l.

Por nga kontrolli me Drager janë evidentuar një numër i madh drejtues mjetesh që nuk kishin konsumuar alkool ose kishin konsumuar shumë pak, 0.00 mg/-0.18 mg/.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur :

• 95 masa për mos përdorim rripin e sigurimit.
• 120 masa për parakalim të gabuar
• 117 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit
• 11 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
• 52 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
• Si dhe 450 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 8 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test