Çmimi i ujit në Tiranë, nuk pranohet kërkesa e Erion Veliajt

Tirana

Çmimi i ujit në Tiranë, nuk pranohet kërkesa e Erion Veliajt

Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:39
Ilustrim

Vendimi i dy javëve më parë pas vlerësimit se rritja e çmimit është e pabazuar në analiza korrekte dhe se Bashkia e Tiranës e ka vendosur peshën më të madhe të të ardhurave nga rritja e tarifës se sa nga përmirësimi i menaxhimit të ujit në kryeqytet

Autoriteti i Konkurencës ka rrëzuar tarifat e reja për konsumin e ujit në Tiranë vendosur nga këshilli bashkiak gati dy muaj më parë. 

Përmes një relacioni dhe më pas vendimi, Autoriteti i Kokurencës ka vlerësuar se rritja e çmimit të ujit në Tiranë është e pabazuar në analiza korrekte dhe se Bashkia e Tiranës e ka vendosur peshën më të madhe të të ardhurave nga rritja e tarifës se sa nga përmirësimi i menaxhimit të ujit në kryeqytet. 

Sikurse sugjerohet nga Autoriteti i Konkurencës rritja e cmimit duhet të jetë proporcional me përmirësimin e shërbimit me ujë e veçmas të orareve të furnizimit. “Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat