Krahason Tiranën me Vjenën, por Veliaj del blof me këta dy djem që i ka postuar si shembull

Tirana

Krahason Tiranën me Vjenën, por Veliaj del blof me këta dy djem që i ka postuar si shembull

Më: 14 janar 2018 Në ora: 19:32
ilustrim
E keni marrë vesh që Tirana është bërë si Vjena me ata 41 stolat shumë ngjyrësh që janë vendosur në sheshin gjysmak të Skënderbeut? Kështu thotë Kryetari i Bashkisë të paktën se vetëm si Vjena nuk dukemi.

Stolat e vendosur duken më shumë si një përpjekje e dëshpëruar për t’i dhënë ngjyrë sheshit gri se sa të përmbushin ndonjë funksion real. Pasi në shi nuk ulesh dot në ta e as në diell ku temperaturat gjatë verës shkojnë deri në 40 gradë.

Mirëpo, Erion Veliajt nuk mund t’i shpëtonte ky rast për të shitur propagandën e tij, ku tregon njerëz të qeshur, fëmijë që luajnë dhe kënaqen me stolat, adoleshentë që kalojnë kohën e të tjera si këto.

Por, së pari Veliaj nuk ka asnjë meritë për vënien e këtyre stolave pasi janë mundësuar nga një “TAP” dhe një bankë, pra nuk i ka vendosur Eri siç thotë ai vetë në postimin e tij. Gjithçka ka bërë mund të ketë qenë dhënia e lejes, por për këtë nuk ia ka kush merakun se është shumë “dorëlëshuar” me lejet ai.

26841412_10156098321516926_9090159997682272168_o

Dhe së dyti, të gjithë njerëzit që ka postuar Erion Veliaj në foto si qytetarët të thjeshtë, me sa duket nuk janë rastësisht aty.

eri

Kështu, Genc Sejko ka demaskuar dy djem të përdorur si imazh nga lali Leku, dy të rinjtë janë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste, FRESSH.

Sejko shkruan krah fotos së tyre:

erionveliajsocialistetok

Ja dy qytetare “te thjeshte” qe po shijojnë stolat e Lalit. Madje-madje janë edhe socialistë, si ‘Lali’.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat